Marrëdhënia e Fifit me Granit Canën ishte ndër më të komentuar në edicionin e parë të Big Brother Vip. Teksa kanë kaluar 3 vite, Fifi ka zbuluar marrëveshje që kishte bërë me Granitin përpara se të nisnin aventurën.
E ftuar në “Cherry On Top”, Fifi ka treguar se njiheshin jashtë shtëpisë dhe përpara se të bëheshin pjesë e garës bënë pakt që të shtireshin në BBV sikur do të nisnin një romancë.
“Para se të hyja në BBV kam bërë një marrëveshje me Granitin që të bënin gjasme sikur do të lidhemi brenda. Në ditën e dytë kur jam fut në shtëpi dhe më ka thënë që ty të shikoj si motër. Njiheshim para se të hynim në BBV. Në fakt ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhim me neve, a do të kishim atë shikueshmëri, nuk e dinim atë impakt. Etikën e kemi pasur në vend të parë. Thosha me vete “pse po më nxjerr ky sikur po vdes mbas këtij”, ndërkohë që kishim marrëveshje për të bërë lojë”,tha ajo.








