• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kendall Jenner akuzohet nga fansat e të dashurit, i kërkojnë të ndahet prej tij

Basketbollisti i njohur, Ben Simmons dhe skuadra e tij e basketbollit, “Philadelphia 76ers”, humbën me një rezultat shumë të ngushtë në ndeshjen përballë “Toronto Raptors”. Fansat e skuadrës nuk e pritën aspak mirë humbjen dhe problemin më të madh të gjithë e kishin me Ben Simmons. Ata mendojnë se ai ka rënë viktimë e Kendall Jenner dhe i janë lutur që të heqë dorë prej saj. Një pjesë e fansave të basketbollistit mendojnë se i gjithë faji për humbjen i takon Kendall, sepse ajo nuk e lejon Ben të stërvitet siç duhet. “Ben duhet ta lërë Kendall dhe të punojë më shumë. Ben Simmons ky është shansi yt i fundit. Dua ta gjuash dhe topin dhe të dominosh…të lutem mos dil vetëm me Kendall, puno!!!”, shkruanin disa nga fansat e tij në rrjete sociale. Madje disa të tjerë i janë drejtuar direkt Kendall dhe i janë lutur që ajo të ndahet sa më parë nga basketbollisti. Pavarësisht se dyshja e njohur nuk janë parë bashkë prej muajsh, fansat janë të bindur se Kendall ka ndikim negativ tek Ben. Ata të dy e nisën marrëdhënien së bashku gjatë 2018-tës dhe me gjithë këtë presion nga ana e adhuruesve të tyre nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. /revistawho.com