Kendall Jenner prej kohësh përflitet për një romancë me vëllain e dy super modeleve, Bella dhe Gigi, Anwar Hadid. Ditën e djeshme Anwar dhe Kendall kanë qenë të pranishëm në ditëlindjen e Bellas, por përpara se të fillonte festa ata të dy janë fotografuar duke u larguar nga i njëjti hotel. Pavarësisht se u munduan që të mos dilnin bashkë në foto, ata shtuan më shumë thashethemet për një lidhje dashurie.

Pas ndarjes nga Ben Simmons, Kendall është parë duke kaluar shumë kohë me Anwar. Këto fotografi, vijnë pak kohë pasi ‘Hollywood Life’ raportoi se Kendall dhe Anwar nuk kanë shkuar në disa festa, për të shijuar bashkë një mbrëmje me pica në hotel dhe sigurisht në menun e tyre nuk duhet të jenë të jenë të përfshira vetëm picat. Kendall Jenner gjithmonë është shprehur shumë e rezervuar për lidhjet e saj, por këtë herë këto fotografi me Anwar tregojnë shumë. /revistawho.com







