Këtë vit Anxhela Peristeri pritet të përfaqësojë Shiqpërinë me këngën fituese të festivalit të “RTSH-së”, “Karma”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, këngëtarja ka ndarë ca detaje më shumë rreth perfomancës së saj në ‘Eurovision 2021’.
Anxhela ka treguar se për veshjen do të kujdeset stilisti Joni Peçi, ndërsa e pyetur nëse do të ketë performancë me balerinë ajo ka pohuar: “Akoma nuk ka dalë skenari, por shpresoj po”.
Më tej Peristeri e ka hequr dhe kureshtjen e ndjekësve se në cilën gjuhë do të këndohet “Karma” e si ndihet ajo rreth këtij momenti special në jetën e saj, ku do të përfaqësojë Shqipërinë mes shumë vendesh.
“Krenare. Kënga do të qëndrojë në gjuhën shqipe”, ka shkruar Anxhela në postimet e minutave të fundit. Kujtojmë se në festivalin e fundvitit, çmimin e tretë e mori kënga “Kush je ti dashuri” e kënduar nga Festina Mejzini dhe çmimin e dytë kënga “Ka me t’ba me kajt” e kënduar nga Sardi Strugaj./revistawho.com









