Bebe Rexha, është zgjedhur të jetë zëri i turneut dhe e këngës zyrtare – “It’s On” për Kampionatin Botëror të Klubeve FIFA.
Turneu filloi më 12 dhjetor, ku Fluminense, Manchester City, Urawa Reds, Al Ahly, Club León, Auckland City dhe Al Ittihad do të përballen kokë më kokë, dhe gjithçka kulmon me finalen më 22 dhjetor.
Duke diskutuar mbi “It’s On”, Bebe Rexha tha: “Krijimi i një kënge për FIFA-n këtë vit ka qenë një mundësi e pabesueshme, njëherë në jetë dhe jam aq e emocionuar që fansat të dëgjojnë këtë këngë himnike ndërsa luhet gjatë FIFA Club World Cup”.








