Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kënga e Ermal Metës në Sanremo e vërtetë në çdo fjalë, ja kush është mësuese Margarita nga Fieri

18/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kënga e Ermal Metës në Sanremo e vërtetë në çdo fjalë, ja kush është mësuese Margarita nga Fieri

Ermal Meta e tha që në fillim që kënga e tij pjesëmarrëse në Sanremo, “Vietato morire” ishte autobiografike. Flet për dhunën në familje të ushtruar nga i ati ndaj së ëmës, por nga e cila nuk ishte i paprekshëm as Ermali vetë. Një sy i nxirë në ditën e parë të shkollës, e tregon këtë.





Më kujtohet dita e parë e shkollës

29 fëmijë dhe mësuese Margherita


Të gjithë më pyesnin në kor

Si ka mundësi që kisha një sy të nxirë

Dhe menjëherë nisim të imagjinojmë një nga ato shkollat e brezit të tij. Një ditë vjeshte, nxënësit në banka, klasën e vjetër…dhe të lind pyetja nëse mësuesja e kishte vërtet emrin Margarita.

Top Channel e ka zbuluar.  Margarita është pikërisht mësuesja e tij në shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Çdo fjalë e Ermalit në këngë është e vërtetë. Sot mësuese Margarita është 74 vjeçe, por kujtesën e ka të qartë.

“Megjithëse isha shtrirë, dëgjova që thanë se do të këndonte Ermal Meta. Unë u çova menjëherë. E kisha emër të dëgjuar dhe nisa të përqëndrohesha. Menjëherë i thashë djalit se ai ishte ish-nxënësi im”, shprehet Margarita Feka për Top Channel. Ajo tregon përjetimin kur mësoi që i përmendej emri në këngë.

“Të nesërmen më mori mbesa nga Shkodra. Më tha ta dëgjoja këngën me vëmendje, e të m’i përkthente fjalët daja (djali) sepse aty përmendej emri im. Kur e dëgjova u preka shumë, tej mase. Mendova, ky fëmijë kaq i vogël, i ikur kaq vite larg. Ka kaluar shumë mësuese të tjera, si nuk e harroi emrin tim?”, flet më tej e përlotur Margarita Feka.

Por duket që Ermali i ruan fort kujtimet. Aty, marrin jetë shumë nga krijimet e tij. Kënga që doli e treta në Festivalin e Këngës Italiane dhe fitoi Çmimin e Kritikës është një dëshmi.

 

 
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
DYSHIMI/ Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angeline Jolie në lidhje me këtë aktor të njohur (FOTO)

DYSHIMI/ Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angeline Jolie në lidhje me këtë aktor të njohur (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera