Një ditë më parë, Mozzik publikoi dedikimin e radhës për vajzën e tij Hanën.
Kënga rrëfen një histori prekëse e një babai i cili vuan faktin që nuk e ka vajzën e tij afër. Përmes rreshtave Mozzik ka treguar historinë e tij të shumë përfolur me reperen, ndarjen që përpasojë bëri që sot ai ndodhet në Kosovë dhe vajza jeton me të ëmën, Loredanën larg tij në Zvicër.
Në një postim në “Instagram”, Mozzik thotë se kjo është hera e fundit ku në një këngë përmend të bijën.