Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këngët e atyre që dashuruan 10 vite më parë! Kush i mban mend? (VIDEO)

16/11/2018
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A

Ishin vitet kur çdo këngë për dashurinë u kthye në hit dhe pikërisht ato këngë këndohen e dëgjohen edhe sot akoma. Do të ishte periudha kur do të shikonim vajza që hidheshin të çmendura për këngët e Alban Skënderaj, Ermal Fejzullahu, Blero, West Side Family, Grupit Aurora dhe shumë e shumë të tjerë. Më poshtë ju sjellim në kujtesë një periudhë plot nostalgji për të gjithë ata që dashuruan në ato ditë të një dekade më parë!





Do të ishte dimri i 2005 dhe pikërisht muaji Janar kur do të lançohej kënga qe vodhi menjëherë zemrat e vajzave dhe djemve po ashtu. “Për një dashuri- nga Ermal Fejzullahu“ ishte një këngë e cila jo vetëm ngeli në memorien e shqiptarëve, por dhe sot dëgjohet shpesh në pubet e Tiranës!

Aurora-Larg je ti është gjithashtu një këngë e cila la përshtypje në ‘Top Fest 1’ dhe siguroi pjesëmarjen e grupit ne finale.


Alban Skënderaj – Vetëm ty, ishte kënga e cila depërtoi në mendjet dhe zemrat e vajzave dhe djemve në vitin 2005. Një kënge e cila u kthye në një hit te përhershëm dhe solli fitoren e këngëtarit në atë edicion të ‘Top Fest’ me çmimin e parë.

Ishin kohët kur nuk kishte as telefona Iphone, as Ipad dhe as kompjuter, por të gjithë të dashuruarit zgjoheshin me kasetën tek koka me fjalët “Kur të hap sytë nesër dua të shoh ty”. Ishte kënga “E gjithë bota jemi dy“ e West Side Family e cila pa frikë mund ta themi se vazhdon të dëgjohet njëjtë dhe sot ashtu siç dëgjohet edhe “Mesazhi”.

Ishte ajo periudhë kohore kur këngëtarët nuk dallonin vetëm për tekstet shumë të ndjera dhe kthimin e tyre të menjëhershëm në hite, por edhe stilin e veçantë te veshjeve dhe performancave të tyre! E tillë do të ishte dhe performanca e këngës “Ishe ti-Stine”, ku me trëndafilin në dorë mund të themi se Stine bëri që të gjitha vajzat të bërtisnin pafund për atë trëndafil nën tingujt e këngës hit të atyre kohëve.

Tani më duhet tju pyes, kush e mban mënd këngën “Prapë se Prapë” nga Gili dhe Sinan Vllasniu? Sa çifte në petkun e dhimbjes së ndarjes e dëgjuan në atë periudhë dhe sa vazhdojnë ende ta dëgjojnë sot që prej 2006?

Pikërisht 12 vite më parë krahas këtij hiti do të lindnin edhe shumë hite të tjera të cilat vazhdojnë të dëgjohen njëjtë edhe sot, por ata që e jetuan atë periudhë me një dashuri e kuptojnë më mirë fuqinë e këtyre këngëve të asaj periudhe. E pra le ta themi, kemi pasur mjaft këngë për dashuritë e mëdha, qofshin këto të humbura apo jo!/revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
Suada Sherifi ndan lumturinë që përjeton me të bijën teksa ajo e imiton

Suada Sherifi ndan lumturinë që përjeton me të bijën teksa ajo e imiton








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera