Këngëtari i grupit fitues të ‘Eurovision 2021’ është testuar së fundmi për përdorimin e lëndëve narkotike pas videos që u bë virale në rrjet, ku shihej duke afruar kokën në tavolinë. Ai u akuzua se kishte përdorur substanca narkotike në natën finale, pak para se të përformonte këngën fituese. Pas akuzave, u morr në investigim nga ‘EBU’ (European Broadcasting Union) dhe rezultatet e testit ishin negative duke hedhur poshtë lajmin se këngëtari ka përdorur lëndë të ndaluara.
Kujtojmë se kënga fituese e këtij viti ishte ‘Zitti E Buoni’ nga Maneskin, duke bërë kështu që vitin e ardhshëm ‘Eurovision’ të mbahet në Itali./revistawho.com