Këngëtari me famë botërore Ed Sheeran është treguar gjithmonë shumë i rezervuar kur vjen puna për jetën e tij private dhe të njëtën zgjedhje ka bërë edhe për martesën e tij. Po, nuk e kuptuat gabim. 27- vjeçari është martuar me të dashurën e tij Cherry Seaborn, larg vëmendjes së publikut.
Të paktën këtë ka lënë të kuptohet në një intervistë që ai ka dhënë për ‘Access”.
‘Diçka rreth detajeve të dasmës? Keni zgjedhur ndonjë datë? E keni gjetur vendin?”, ka qenë kjo pyetja që ju drejtua këngëtarit gjatë intervistës, ku si përgjigje dha vetëm një shikim drejtë unazës që mbante në gishtin e martesës.
Sheeran njoftoi fejesën me të dashurën e tij në janarin e këtij viti.\revistawho.com