Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Familja” ishte i ftuar këngëtari i njohur Erik Lloshi. Në një bisedë me Turin ai tregoi disa detaje rreth marrëdhënies me partneren e tij, Rominën. Këngëtari zbuloi se pas fejesës së papritur i ka propozuar martesë dhe vitin tjetër do celebrojnë dashurinë e tyre.
“Meqë u kam hyrë këtyre punëve që 13 vjeç, tani ka ardhur koha të bëhem serioz. Ja kam bërë propozimin, vitin tjetër do martohemi në Tiranë”, tregoi Eriku pa e bërë publike datën.
Romina nuk është me origjinë shqiptare, por ka kryer studimet e larta në vendin tonë dhe dasma në Tiranë është me të vërtetë surprizë./revistaeho.com