Albatrit Muqiqi sapo u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e ti Egzona lindi një vajzë, emrin e të cilës Albatriti e ka bërë publik me anë të një postimi në Instagram pak minuta më parë. “Mirë se erdhe në jetë vajza jonë Amelia. Falenderimi i takon Allahut”, -shkruan këngëtari në foton ku shfaqet Egzona dhe Amelia e sapo lindur. Kjo padiskutim është foto më e bukur e Albatritit dhe Egzonës. I urojmë jetë të gjatë Amelias./revistawho.com