Këngëtari i grupit të njohur One Direction, Niall Horan, ka akuzuar një fans për prishje të privatësisë pas fotografimit të tij duke fjetur, gjatë fluturimit për në Londër.
Fansi i artistit i kishte kërkuar një selfie, por Niall kishte refuzuar, kështu që kur ai kishte rënë në gjumë, fansi i kishte bërë një foto. Madje ai kishte thënë se pjestari i grupit britanik nuk është aspak miqësor.

Më vonë kur Horan ka parë foton i nevrikosur ka shkruar në Twitter ”Besoj se kjo është diçka ireale. Dua të them, se nëse nuk mund të flesh në avion, pa njerëz që të të bëjnë foto, e çfarë mund të bësh?








