Këngëtari Estto, emri i vërtetë i të cilit është Ernest Zeka i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes postimeve në Instagram. Estto ka publikuar disa momente nga propozimi romantik që i ka bërë partneres, Enkelës buzë detit duke kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë. Çifti shihen në një darkë romantike e në një foto tjetër Estto i ka vendosur partneres unazën.
“Ajo tha Po”, shkruan këngëtari. “Për ty 100 mijë herë po”, ka shkruar partnerja e tij.









