Këngëtari dhe solisti i grupit “Urban Band”, Endrik Beba është ndarë nga bashkëshortja e tij me të cilën ka edhe një djalë. Ndarjen mesa duket e ka konfirmuar gjatë një interviste, në “Ditë pas Dite”. Endrik dhe ish-bashkëshortja kanë një djalë. Këngëtari tregoi se me djalin e tij merret më së shumti nëna e tij.

“E ndjek dhe unë djalin por më shumë merret nëna ime, e cila e merr në shkollë dhe mësuesit thonë që është shumë fëmijë i edukuar”, u shpreh këngëtari në “Ditë pas Dite”.
Së fundmi Endrik ka prezantuar dhe partneren e tij të re, e cila nga foto e publikuar është një vajzë brune dhe shumë simpatike.









