Këngëtari i njohur, Erik Lloshi ka qenë pasditen e sotme i ftuar në ‘Ftesë në 5’ aty ku ka treguar më shumë për marrëdhënien me motrën e tij. Lloshi është kthyer pas me kujtimet e fëmijërisë dhe ka treguar se në atë moshë për çdo gabim, mamaja fajësonte atë. Mes shakave Eriku ka pohuar se inatin për këtë fakt ia “nxirrte” motrës së tij. Ai shtoi se e ka këshilluar gjithmonë motrën duke i qëndruar pranë dhe se nuk e ka imponuar për asnjë gjë. Eriku dhe Elgita theksuan se kanë një lidhje të fortë me njëri-tjetrin, megjithatë disa herë motra e këngëtarit ka bashkëpunuar me kunatën për disa rengje kundrejt këngëtarit. Kujtojmë se Elgita dhe partnerja e Erikut njihen prej kohësh, madje kanë qenë edhe kolege./revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=1v1pAn0Mm20&feature=youtu.be&fbclid=IwAR13iyaK98Lv7Covz0S12VS8emDhNCtpE2luSVpxVttlOuJJSYTCjqmkAUk








