Le ta pranojmë, shumica prej nesh tifozllëkun e kemi të trashëguar. Me kë ishte babi, u bëmë dhe ne… Po futbolli aq e ka, sa shikon dy-tri ndeshje e pastaj “bëhesh pjesë e lojës” që vazhdon përjetësisht me gëzime por edhe zhgënjime të mëdha kur humbet skuadra e zemrës. Vogëlushi që shikoni në foto, e ka babin tifoz aq të çmendur dhe jo vetëm do të detyrohet të bëhet tifoz i Milanit por i ati ka plane edhe më të mëdha. Këngëtari simpatik shqiptar Endrik Beba i bërë baba rishtaz ëndërron që i biri të jetë kapiteni i ardhshëm i skuadrës së tij të zemrës. Për shembull që tani ka investuar tek uniforma. “Me kapitenin e ardhshëm të Milanit”, shkruan Beba krahas kësaj fotoje të bukur./ revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BStZSj-gPHt/?taken-by=endrikbeba
https://www.instagram.com/p/BSGj4J0gqs5/?taken-by=endrikbeba