Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këngëtari shqiptar së shpejti baba për herë të parë, e jep lajmin në mënyrën më të bukur

19/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Këngëtari shqiptar së shpejti baba për herë të parë, e jep lajmin në mënyrën më të bukur

Në muajin mars Skerdi Ago njoftoi shkëputjen nga muzika dhe ky lajm erdhi i papritur për të gjithë fansat e tij. Ai tha se kishte sakrifikuar shumë për këtë ëndërr dhe se do të bënte pak pushime për t’u rikthyer me energji të reja. Këngëtari fshiu dhe të gjitha postimet e tij nga ‘Instagram-i’, por sot ka shtuar një të ri që mban brenda një lajm shumë të bukur. Skerdi ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të partneres së tij, Vesa Rama, tek e cila dallohet qartë barku i saj i rrumbullakosur. Bashkangjitur këtij imazhi të ëmbël, Skerdi ka shkruar disa fjalë shumë të ndjera për të fejuarën dhe fëmijën që do të vijë në jetë.





“Doja që për ty sot, të hiqja çdo gjë nga rrjetet sociale, por edhe nga mendja ime, sepse ti do më dhurosh diçka shumë të shtrenjtë në jetë. Do ma falesh atë që e doja vetëm me ty – një engjëll që mezi pres ta shoh, ta prek dhe ta mbaj në duart e mia. Jam shumë i emocionuar, sepse dita ditës mendoj vetëm për engjëllin tonë. Ky bekim ka nisur të ma ndryshoj jetën që tani dhe jam shumë krenar që ti do jesh nëna e fëmijës tim”, ka shkruar Skerdi në postimin e tij. Për momentin ai është duke shijuar pushimet së bashku me partneren dhe këto duhet të jenë ditët më të bukura për ta. /revistawho.com


Tags: babadedikimshtatzeneskerdi agovesa rama
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Next Post
Përpara se të martohen, Kylie dhe Travis do të sjellin në jetë një tjetër fëmijë

Përpara se të martohen, Kylie dhe Travis do të sjellin në jetë një tjetër fëmijë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera