Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet 27/12/2025
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këngëtari shqiptar tregon pse u rikthye pas 6 vitesh në ‘Kënga Magjike’ dhe kush meriton 30 pikë

19/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Këngëtari shqiptar tregon pse u rikthye pas 6 vitesh në ‘Kënga Magjike’ dhe kush meriton 30 pikë

Para 2 javësh Gjergj Kaçinari prezantoi këngën e tij “Dua” në “Kënga Magjike” pas 6 vitesh mungesë. Kantautori i njohur nuk merr shpesh pjesë në kompeticione dhe i ftuar sot në emsionin “Rreze Dielli”, tregoi pse u rikthye në “Kënga Magjike”. “Kam qenë gjithmonë në kontakt me këtë festival. Thjesht këtë vit mendova të marr pjesë është një promovim shumë i mirë. Ka shumë pak festivale apo evente televizive dhe duhen kthyer në rutinë nga çdo artist. Jam shumë pro komerciales, nuk jam tipi që bëj muzikë dhe asnjeri mos ta marrë vesh që bëj muzikë, çdo metodë promovimi është e vlefshme. Kompromisin nuk e bëj me krijimin, por jo me reklamimin e asaj që bëj”, ka thënë këngëtari.





Ai ka treguar se këngën e ka pasur prej 3 vitesh gati në anglisht dhe se ‘Këngën Magjike’ e sheh si një mënyrë të mirë promovimi. Gjergji ka thënë se 30 pikë maksimale në këtë kompeticion do t’ja japë Kastro Zizos për këngën “Pema e jetës”, për të cilën ai ka bashkëpunuar me artistin. “Me Kastron ka qenë puna interesante, ishte që në fillim ideja që të ishte diçka ndryshe. Kastro ka ardhur në publik ndryshe, kjo është një nga këngët më të veçanta të këtij festivali, dëgjojmë çdo vit të njëjtën gjë, prandaj Kastros do ia jepja 30 pikë edhe po mos ta kisha bërë unë këngën”, është shprehur Gjergji.


Kujtojmë se Kaçinari mori për herë të parë pjesë në “Kënga Magjike” në vitin 2013 dhe këtë vit u prezantua sërish me një këngë ‘rock’, që është rryma ku ai lëvron në muzikë. /revistawho.com

Tags: gjergj kacinariKastro Zizokenga magjikerikthim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet
Breaking News

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet

27/12/2025
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre
Breaking News

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre

26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!
Breaking News

BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!

26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve

26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!
Breaking News

“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!

26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 
Breaking News

Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 

26/12/2025
Next Post
West Side Family rikthehet në “Kënga Magjike” me personin më të afërt të Dr.Florit

West Side Family rikthehet në "Kënga Magjike" me personin më të afërt të Dr.Florit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera