Adele ka thyer rekordin me videon e re “Hello”, duke kaluar kështu edhe Taylor Swift me klikimet e shumta në VEVO.
Këngëtarja 27-vjeçare ka arritur mbi 27.7 milionë klikime 24 orët e para të publikimit duke mposhtur Taylor e cila ka marrë 20.1 milionë klikime për këngën e saj “Bad Blood”.
E pyetur rreth kuptimit të tekstit të këgës së re, ylli britanik është përgjigjur: “Nuk ka të bëjë me ndonjë gjë specifike. Jam pak kurioze për të shkuarën time tani që jam rritur. Nuk jam më fëmijë. Eshtë një lloj përshëndetje për miqtë e mi të vjetër, për marrëdhëniet që kam pasur, për mësuesit e mi, për veten time kur isha 7 apo 8 vjeçe dhe gjithashtu një përshëndetje për fansat e mi pasi kam munguar në muzikë për shumë kohë”.
Rikthimi i Adele në muzikë vjen pas 4 vitesh mungesë por Adele tregon se pavarësisht karrierës së saj të suksesshmë ajo vazhdon ende të urrejë të performojë “live”.