Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Mandy Moore është bërë nënë për herë të dytë. Një lajm i ëmbël që është bërë i ditur nga vetë ajo me anë të një postimi në Instagram. Mandy ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Ozzie. “Ozzie është këtu! Jemi shumë mirënjohës për familjen tonë prej katër anëtarësh!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Mandy është e martuar me këngëtarin Taylor Goldsmith. Ata kanë edhe një djalë 20-muajsh, të quajtur August.









