Motra e Miley Cyrus, këngëtarja amerikane Noah Cyrus, është fejuar me të dashurin e saj Pinkus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë 23-vjeçarja përmes Instagramit.
“Momenti më i madh i gjithë jetës sime ishte të thoja “po” për të kaluar pjesën tjetër të jetës sonë së bashku. Nuk e mendoja kurrë se do të takoja dikë si ty të mbushur me kaq shumë dashuri për të dhënë. Je njeriu më i talentuar, më besnik, më i sjellshëm. Unë kurrë nuk jam ndjerë më e dashuruar. Jam shumë e emocionuar që do ta kaloj këtë jetë me ty, jeta jonë e deritanishme është një jetë që nuk e kisha menduar kurrë se e meritoja apo do ta jetoja. Jam shumë mirënjohëse për ty. Nuk e di se si pata kaq fat… do të të thosha “po” çdo ditë për pjesën tjetër të jetës sime.. të dua Pinks. te dua te dua te dua”, shkroi Noah.
Fejesën e ka bërë të ditur edhe Pinkus, i cili është stilist veshjesh. Ai ndau foto të dorës së Noah me unazën e fejesës dhe u shpreh se ndihet krenar.
View this post on Instagram








