Këngëtarja e njohur Kelsea Balerini dhe bashkëshorti i saj, Morgan Evans i kanë dhënë fund martesës.
Pas 5 vitesh martesë, këngëtarja e “Heartfirst” dhe muzikanti i “Kiss Somebody” po shkojnë drejt divorcit.
Balerini e ka konfirmuar lajmin në rrjetet sociale të hënën, me një burim që më vonë tha për “PEOPLE” se këngëtarja dhe bashkëshorti i saj “janë ndarë paqësisht para disa muajsh pas shumë terapive në çift”.
Këngëtarja, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Evans të premten, ka deklaruar se është përpjekur gjithmonë për më të mirë.








