Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi është bërë nënë për herë të parë duke marrë kështu dhuratën më të bukur të jetës së saj. Burime pranë Prive bëjnë të ditur se Ryva ka sjellë në jetë një vajzë, emri i të cilës nuk është bërë ende i ditur. Këngëtarja hoqi dorë nga muzika gjatë periudhës së shtatzënisë. Madje ajo u mundua ta mbajë në fshehtësi të plotë duke mos publikuar foto në rrjete sociale. Megjithatë në një intervistë të pak javëve më parë Ryva tregoi edhe gjininë e fëmijës, pra një vajzë dhe shpresojmë që së shpejti ajo të publikojë edhe ndonjë fotografi me vajzën./revistawho.com