Këngëtarja shqiptare, Barbana Dini është në pritje të ëmbël. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur partneri i saj me anë të një postimi në Instagram story. Ai ka publikuar një foto duke e uruar për Ditën e Nënave, ku Barbana duket me barkun e rrumbullakosur.
“Gëzuar ditën e Nënave Barbi im e bukur”, ka shkruar partneri i Barbanës ndërsa ajo e ka ripostuar foton duke i shprehur dashurinë me fjalët: “Të dua më shumë sesa fjalët mund ta përshkruajnë”.
Kujtojmë se Barbana jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.