E pyetur nëse është këngëtarja më e pasur shqiptare një intervistë me revistën “Kosovarja”, Gjyste Vulaj u përgjigj se ajo është e pasur shpirtërisht. Megjithatë tregoi edhe disa nga asetet e saj. ““Sa i përket gjendjes financiare, unë kam hotel, restorant dhe një shtëpi të madhe në Gjermani. Kam, gjithashtu, shtëpi në Tuz dhe një vilë në Ulqin. Po ashtu, kam investuar edhe në disa patundshmëri të tjera. Pra, me parat e muzikës e kam siguruar një të ardhme të bukur, kuptohet nëse kam shëndet e jam mirë, dhashtë Zoti “, -ka thënë këngëtarja.