Janet Jackson ka treguar për herë të parë djalin e saj Eissa. Këngëtarja 50-vjeçare postoi një foto të adhurueshme në Twitter teksa mbante në krahë djalin ndërsa e puth në ballë. “Bebi im dhe unë pas gjumit”, -shkruan Jackson. Këtë muaj këngëtarja u nda nga bashkëshorti i saj bilioneri nga Qatari, Wissam Al Mana, pas 5 vitesh. Jackson dhe Al Mana u bënë prindër në 3 janar të këtij viti./revistawho.com