Flori Mumajesi dhe Shkurte Gashi kanë bashkëpunuar ndër vite derisa në dhjetor të vitit të kaluar erdhën së bashku me këngën “T’u luta”. Kontributin e Florit Shkurte e vlerëson shumë dhe këtë e ka treguar edhe në foton e postuar nga kantautori në Instagram. Flori shfaqet në foto duke i dhënë dorën dikujt ndërsa këngëtarja i shkruan se ajo dorë ka ndihmuar shumë. “kjo dorë që ndihmoi shumë”, -shkruan Shkurte. Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre “T’u luta” ka shkuar 12 milion shikime në Youtube dhe është pëlqyer shumë nga publiku./revistawho.com