“Mes nesh shkon gjithçka mirë. Çdo vit thonë se do ndahemi por ne dashurohemi çdo ditë e çdo vit edhe më shumë”. Kështu shprehet këngëtarja italiane Anna Tatangelo duke shuar zërat për një krizë me burrin e saj po këngëtar Gigi D’Alessio. Prej muajsh mediat italiane shkruajnë se çifti është në krizë të thellë e do të ndahen. Ata janë bashkë prej 11 vitesh dhe kanë një fëmijë, Andrean 9 vjeç.