Këngëtarja e njohur Toni Braxton ka performuar me një aparat që monitoron zermën të vendosur në kraharorin e saj. Këngëtarja e hitit “Un-Break My Heart” është shtruar në spital në fillim të këtij muaji si pasojë e komplikacioneve që hasi për shkak të sëmindjes së “lupus”. Ajo u detyrua të shtynte fillimin e turneut të saj botëror “The Hits” por pasi performoi në disa koncerte ajo u detyrua të kthehej sërish në spital për herë të dytë.
Ajo i është rikthyer koncerteve të saj dhe kësaj radhe ka vendosur të marrë masa më serioze sa i përket shëndeti të saj. Ajo është fotografuar me një aparat që kontrollon rrahjet e zemrës, gjatë koncertit në Gjeorgji, mbrëmjen e së shtunës./topalbaniaadio