Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu janë shpallur fituese të çmimit të parë të Kënga Magjike në vitin 2009. Por këtë herë do të shihni që rikthehet pas katër vitesh këngëtaren nga Kosova, e cila është tërhequr prej kohësh nga muzika.
“Të dashur miq pas 4 vitesh po kthehem tek Festivali Magjik. Këtë herë me një baladë të punuar nga Florent Boshnjaku dhe me tekst timin. Kënga mban titullin “Vendi im” dhe është një rrëfim për shpresën e humbur të njerëzve dhe jo vetëm në Kosovë, a në Shqipëri, apo?!… Sot shumica nga ne synojmë vendet tjera për ta përmbushur veten, ka edhe të tillë që ikin për ta shpëtuar kokën… Ku po shkon bota…Njerëzimi…Dashuria… Është këngë shumë personale dhe si të tillë besoj secili nga ne mund ta gjejë një copë jete apo një copë të vetes brenda saj.”, shkruan Eliza në profilin e saj në Facebook.








