Këngëtarja shqiptare, Orgesa Zaimi, është e njohur jo vetëm për stilin e saj shumë të veçantë, por edhe si një nga nënat më të kujdesshme. Ajo është nënë e dy fëmijë, Borës dhe Kronit, që mbushin çdo ditë të Orgesës me gëzim. E kemi parë shpesh Orgesën që kujdeset në maksimum për ushqimin e fëmijëve, si dhe për mënyrën si ata të dy edukohen.
Ditën e sotme i vogli i Orgesës, djali Kron, feston ditëlindjen. Kjo ditë kaq speciale e ka kthyer këngëtaren pas në kohë dhe ka kujtuar momentin kur ai ka ardhur në jetë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi shumë të ëmbla nga ai çast magjik. “3 vjet më parë lindi biri im Kron Beqa. Një surprizë dhe dhuratë e Zotit për të cilin shkon adhurimi dhe mirënjohja jonë. Mami të do shumë i vogli im Koko.”, – ka shkruar ajo.
Më pas në një fotografi tjetër ku shihet motra e madhe pranë vëllait të vogë ka shkruar: “Takimi i parë para 3 vitesh me motrën që premtoi që do e dojë gjithmonë vëllain e saj. I dua shumë fëmijët e mi, janë gjithçka që nuk kisha ëndërruar asnjëherë.” /revistawho.com