Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Ava Max, ka arritur të ngjisë shkallët e suksesit me shpejtësi dhe të njihet në nivel botëror me projektet e saj muzikore.
Kënga e saj “Sweet But A Psycho” ishte një sukses absolut për një artiste të re në industrinë muzikore. Ajo arriti të bëhej shumë shpejt një nga këngët më të klikuara.
Së fundmi Ava ka publikuar një video me këngen e re të saj “Torn”, ku falenderon MTV-në për vlerësimin ndaj projektit: “Faleminderit MTV që më nderove me titullin Push Artist Of The Month”.
“Torn” është hiti i saj më i fundit dhe pritet të ketë akoma më shumë sukses në ditët në vazhdim.