Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri 04/01/2026
“E kam njohur jasht…”/ Brikena sqaron deklaratën e famshme: A ka qenë ndonjëherë në lidhje? 04/01/2026
Banorja e BBVK rrëfen periudhën e vështirë: Babi na dhunonte, kur zbulova “OnlyFans” më ndryshoi jeta! 03/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026! 03/01/2026
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Keni çrregullim të ciklit menstrual? Mund të vuani nga kjo sindromë

06/12/2016
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Keni çrregullim të ciklit menstrual? Mund të vuani nga kjo sindromë

Shumë femra që kanë probleme me ciklin menstrual i anashkalojnë ato, pasi e kanë të vështirë të flasin me të tjerët në lidhje me këto tema, përfshirë edhe gjinekologen. Por, ka probleme që në dukje nuk janë shqetësuese, por që nëse lihen pa trajtuar mund të bëhen më serioze.





Një problem që lidhet me çrregullimet e ciklit menstrual është sindroma policistike e vezores (PCOS). Edhe pse kjo sindromë lidhet me çrregullim të ciklit apo mosardhje të menstruacioneve, mund të ngatërrohet shumë lehtë. Për ciklin e çrregullt ndoshta mund të fajësoni faktorë të tjerë, shkruan ‘Shendeti’. Ose, meqë sindroma policistike e vezores karakterizohet nga shumë pak simptoma (dhe nuk diagnostikohet me një test të thjeshtë), mund të ngelet e pa diagnostikuar. Sipas ekspertëve, 5­10% e femrave vuajnë nga kjo sindromë. Ja çfarë duhet të dini për të:

Ka një grup simptomash Ashtu siç nuk ka vetëm një test për të diagnostikuar sindromën policistike të vezores, nuk është edhe një simptomë e vetme që tregon për prezencën e kësaj sëmundjeje. Periodat e çrregullta ose mungesa e tyre mund të jetë një shenjë. Aknet, rënie të shumta të flokëve, infertiliteti dhe shtimi në peshë lidhen gjithashtu me sindromën policistike të vezores. Të tilla janë edhe problemet metabolike, si kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut, madje edhe diabeti. Nëse keni ndonjërën nga këto shenja, është mirë që të konsultoheni me një gjinekologe. Shumicën e rasteve, mjekët do t’ju rekomandojnë të bëni një test gjaku për të parë nivelet e hormoneve, për shembull të testosteronit. Vezoret dhe gjëndrat e veshkave prodhojnë testosterone në sasi normale, por, nëse vuani nga sindroma policistike e vezores, mund të keni nivele më të larta të këtyre hormoneve. Sindroma policistike e vezores mund të jetë gjenetike. Disa ekspertë sugjerojnë se nëse nëna e ka këtë sindromë, gjasat janë 50% që edhe vajza mund ta trashëgojë. Kjo gjendje lidhet gjithashtu me të qenët mbipeshë.


Tags: CIKLI MENSTRUAL
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
Next Post
Stresi zbulon anën e tij të panjohur, shkruan fjalët më të bukura për nënën

Stresi zbulon anën e tij të panjohur, shkruan fjalët më të bukura për nënën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera