Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme. Një numër i madh i njerëzve në të gjithë botën janë të prekur nga kjo sëmundje, e cila në disa raste bëhet e rrezikshme për jetën. Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje duhet të kenë kujdes të madh me mënyrën si ushqehen, pasi niveli i sheqerit ndryshon në varësi të saj. Për të neutralizuar nivelin e sheqerit ju ndihmon shumë çaji i zi. Sipas disa studimeve të bëra së fundmi, vendet që konsumojnë çajin e zi kanë më pak mundësi të preken nga diabeti. Nëse ju konsumoni të paktën një herë në ditë një filxhan, niveli i sheqerit neutralizohet me 25%. /revistawho.com