Më në fund ndryshime të dobishme në “Facebook”. Edhe pse rrjeti social më i përdorur ka bërë disa ndryshime kohët e fundit, jo të gjithë i kanë pritur mirë ato. Megjithatë ky sistem i ri do jetë tejet i dobishëm, sidomos për ata që harrojnë shpesh fjalëkalimet. Bëhet fjalë për një sistem që lejon konfirmimin e identitetit të përdoruesit nëpërmjet Facebook-ut. Pra nëse deri tani “Facebook” lejon mundësinë e regjistrimit në website-t e tjera me llogarinë tuaj, sistemi ri do të lejojë që përdoruesit rimarrin fjalëkalimin e website-ve të tjera duke përdorur llogarinë e tyre në “Facebook”. Ssitemi njihet si “Delegated Recovery” dhe do jetë funksional për website-t dhe më pas për aplikacionet./revistawho.com







