• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Keni planifikuar pushime? Sinoptikanët tregojnë si do të jetë moti gjatë gushtit

Këtë fundjavë pritet që termometri të shënojë një vlerë deri në 38 gradë celcius. Sipas specilistëve në Institutin e Gjeoshkencave edhe në tre ditët e para të javës që vjen tempertaurat do të jenë në këto vlera ndërkohë që në zonat malore dhe ato urbnane pranë tyre nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shkurtra.

Ekspertët e institutit bëjnë me dije se për shkak të temperaturave të larta të cilat do të mbizotërojnë në të gjithë vendin nuk përjashtihet rreziku nga zjarret. Ata konfirmojne se  mundësia më e lartë për zjarre është në zonat e Lushnjes, Fierit, Sarandës dhe  Delvinës.

Specialistë të Institutit të Gjeoshkencave u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg këtyre zonave  pasi rreziku i përhapjes së zjarreve është mjaft i lartë.

I gjithë muaji gusht pritet të jetë me temperatura të larta, me disa reshje në zonat malora që nuk arrijnë t’i ulin temperaturat. Pra të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet e tyre në pjesën e parë apo edhe të dytë të muajit gusht mund të rrinë të qetë pasi moti u premton diell./ora news