Edhe reperja kosovare, Tayna i është bashkuar listës së njerëzve që vitin e kanë nisur pranë detit. Megjithatë në ndryshim nga zgjedhja e shumë personazheve që kanë udhëtuar drejt Dubait, Tayna ka zgjedhur të vizitojë Kep Merlin.
“2021 e nisim kështu”, ka shkruar reperja krah fotove të vendit ku ndodhet ku bie në sy natyra, pemët e gjelbërta, deti dhe dielli që ka përshkuar gjithçka .
Pas një viti të lënë pas plot suksese, ky duhet të jetë fillimi më shplodhës për Taynën, e cila na ka sjellë në ‘Instagram’ një panoramë shumë të paqtë, siç kemi nevojë të jetë 2021./revistawho.com









