Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh! 02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin… 02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën 02/02/2026
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi! 01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re! 01/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit, reagon kryeministrja italiane

31/05/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit, reagon kryeministrja italiane

Foto IPP/Fabio Cimaglia Roma 13/05/2024 Incontro tra il primo ministro del governo italiano e il premier della Repubblica Ceca nella foto il premier Giorgia Meloni Presidente del Consiglio dei ministri della Repubblica Italiana. *** Photo IPP Fabio Cimaglia Rome 13 05 2024 Meeting between the prime minister of the Italian government and the premier of the Czech Republic in the photo Premier Giorgia Meloni President of the Council of Ministers of the Italian Republic PUBLICATIONxNOTxINxITAxFIN


Një valë zemërimi ka përfshirë opinionin publik në Itali, pasi një koment shqetësues u publikua në rrjetet sociale, ku një përdorues i Instagram-it, i identifikuar si punonjës në Ministrinë e Arsimit dhe Meritës, bëri një krahasim tragjik midis vajzës së kryeministres Giorgia Meloni, Ginevra, dhe Martina Carbonaro-s, një vajzë e re e vrarë nga i fejuari i saj në qytetin Afragola.





Mesazhi u bë publik nga partia Fratelli d’Italia përmes një postimi në platformën X, duke e dënuar ashpër si një akt “horror” dhe një shprehje “të papranueshme të urrejtjes politike që po kalon çdo kufi njerëzor dhe institucional”.

Reagimi i Giorgia Melonit nuk vonoi. Kryeministrja e cilësoi mesazhin si dëshmi e një klime të rënduar shoqërore që tejkalon politikën:


“Kjo nuk është përballje politike. Nuk është as zemërim. Është diçka më e errët që tregon një klimë të sëmurë, një urrejtje ideologjike, ku gjithçka duket e lejueshme, madje edhe të urosh vdekjen e një fëmije për të goditur një prind. Politika duhet të dijë të bashkohet për të refuzuar këtë klimë të dhunshme. Ekzistojnë kufij që nuk duhen kaluar kurrë”, shkruajti Meloni.

Edhe motra e saj, Arianna Meloni, zyrtare pranë Fratelli d’Italia, reagoi me tone të ashpra në rrjetet sociale:

“Deri kur duhet të durojmë? Deri ku duhet të shkojmë? Përballë kësaj barbarie të neveritshme, ndjejmë gjithë zemërimin e mundshëm. Dënimi duhet të jetë unanim dhe i fuqishëm. Giorgia-s dhe Ginevra-s, përqafimi im më i ngrohtë dhe mbrojtës”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, Ministri i Arsimit Giuseppe Valditara konfirmoi se janë nisur hetimet për të identifikuar autorin e këtij mesazhi tronditës.

“Shpreh solidaritetin tim për Kryeministren Meloni dhe të afërmit e saj. Ky është një akt i padenjë dhe i papranueshëm. Autoritetet do të marrin masa shembullore. Nuk do të ketë asnjë tolerancë për dhunën”, tha Valditara.

Rasti ka hapur një debat të gjerë mbi gjuhën e urrejtjes në rrjet dhe kufijtë moralë të politikës, sidomos kur sulmet prekin familjarët e figurave publike.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!
Breaking News

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!

02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…
Breaking News

Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…

02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën
Breaking News

Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën

02/02/2026
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!
Breaking News

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!
Breaking News

“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!

01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!
Breaking News

Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!

01/02/2026
Next Post
Nga skenat e humorit te kampet e errësirës – rrëfimi që s’e keni dëgjuar nga aktori i njohur i filmit “Pasaporta”

Nga skenat e humorit te kampet e errësirës – rrëfimi që s’e keni dëgjuar nga aktori i njohur i filmit "Pasaporta"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera