Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kërcënoi Rudina Magjistarin, gjykata vendos fatin e Vjolës: Do të…

23/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kërcënoi Rudina Magjistarin, gjykata vendos fatin e Vjolës: Do të…

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj një 37-vjeçareje të akuzuar për “përndjekjen” e moderatores së njohur televizive, Rudina Magjistari, raporton “Panorama”. 





rudina-magjistari

E pandehura Vjola S. ishte bërë shqetësim për prezantuesen gjatë 2014-2015, pasi për 10 muaj me radhë i ka dërguar mesazhe fyese, denigruese dhe kërcënuese në “Facebook”.


Qindra SMS-të e mbërritura në adresën e prezantueses fyenin atë vetë, programin e saj, temat e trajtuara aty, si dhe të ftuarit. Nga gjykimi ka rezultuar se dërguesja e mesazheve në kohën e dërgimit të tyre ka qenë e papërgjegjshme mendërisht.

Prej disa vitesh ajo mjekohej për probleme mendore. Bazuar në një aktekspertim të gjendjes mendore të së pandehurës, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e një mase mjekësore “mjekim i detyruar ambulator” në një qendër të shëndetit mendor.

KALLËZIMI

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta “Panorama”, procedimi penal ndaj së pandehurës ka nisur në mars të vitit 2016. Ditën e dhjetë të këtij muaji, moderatorja Rudina Magjistari ka paraqitur një kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ajo ka rrëfyer se ka qenë e regjistruar në rrjetin social “Facebook” me emrin “Rudina Magjistari”. Prej muajit tetor 2014 e deri më 21 korrik 2015, ajo ka pohuar se ka marrë mesazhe në faqen e saj “fan page” në “Facebook”, nga një person i cili përdorte profilin me emrin “Vjola S…”.

Këto mesazhe kanë qenë me ofendime dhe fyerje për të dhe për persona të tjerë publikë. Gjithashtu, në to fyhej programi dhe tema të cilat trajtoheshin aty. Me këtë profil kallëzuesja ka pasur lidhur dhe “fan page” po me emrin e saj. Kallëzuesja Magjistari ka sqaruar se nuk u ka kthyer kurrë përgjigje këtyre mesazheve.

Në një komunikim tjetër me këtë person gjatë muajit janar 2015, moderatorja ka marrë mesazhe ku i kërkohej ndjesë për fyerjet dhe sharjet. Njëkohësisht, dërguesja i sqaronte se po kalonte një periudhë delikate të jetës së saj dhe se në momentin kur i kishte shkruar kishte humbur vetëkontrollin./ Panorama

Tags: Rudina Magjistari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
FOTO/ Armina Mevlani fjalë zemre për të ëmën: Bekimi dhe fati im nisën nga ty

FOTO/ Armina Mevlani fjalë zemre për të ëmën: Bekimi dhe fati im nisën nga ty








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera