Këtë vit si kurrë më parë dashuria mund të gjendet në ekran. Fare normale për një vit kur mbyllja e detyruar e lokaleve, bareve dhe eventeve shoqërore i ka bërë takimet e para një mision thuajse të pamundur. Pas programeve “date show” në Top Channel dhe Klan edhe Arbana brenda emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur” ka hapur vend për një rubrikë të tillë. Një vajzë e quajtur Vjollca ka vendosur që dashurinë ta gjejë duke pasur si kumbarë Arbanën.
“Kandidati duhet: Të jetë i lumtur; të jetë i gjatë 1.76; mbi 45 vjeç, të jetë i zoti i vetes”, shkruan moderatorja në videon e publikuar.

Ndoshta Vjollca do të jetë e vetmja, ndoshta do të ketë dhe vajza të tjera që do të trokasin në derën e Arbanës. Le ta shohim./revistawho.com








