• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Kërkohet një vajzë në shtëpinë e Sarës dhe Ledionit

Në një shtëpi ku ka vetëm çuna, nuk do shumë imagjinatë të parashikosh se çfarë ndodh: PlayStation, futboll, filma, rrëmujë. Ja ku e keni shembullin e gatshëm, drejtpërdrejt nga salloni i shtëpisë së Sarës dhe Ledionit. Dy çunat e rritur janë ulur për shtatë palë qejfe duke parë futboll dhe nuk është e largët dita kur edhe i vogli, Roman do t’i bashkohet babit dhe vëllait para një ekrani. Prandaj, Sara nuk ka faj që kërkon një vajzë, e vetme në një shtëpi çunash, ku mund të ndihet edhe si mbretëreshë, por çunat mbeten çuna dhe fotoja s’do shumë koment. As diçitura e Sarës: I really need a girl in here!