Vetëm një javë më parë, Neymar i kërkoi falje partneres së tij, Bruna Biancardi, për tradhtinë e tij, teksa ajo është shtatzënë. Neymar kërkoi një ndjesë të sinqertë dhe dukej se me të vërtetë ishte penduar, por mesa duket se nuk ka mundur të mësojë mësimin e tij. Pasi e dashura e fali për tradhtinë, braziliani ka vazhduar me të njëjtin qëndrim.
Modelja Celeste Bright ka publikuar një mesazh që Neymar i ka dërguar në Instagram. Ai i ka dërguar modeles një emoji të duarve që duartrokasin.
“Jam lodhur duke parë mesazhe të tilla nga meshkujt që kanë gra apo të dashura. Nuk është i vetmi. Mendoj se edhe vajzat e tjera duhet t’u japin më shumë zë këtyre gjërave.”, thotë ajo.









