Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Kërkoni bashkëshortin ideal? Ja çfarë duhet të bëni!

28/08/2015
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A

Couple-vikki-ziegler





Niseni punën nga vetja!

Ata që janë në kërkim të bashkëshortit ideal, le të shohin se sa idealë janë vetë. Ja disa kritere: Bashkëshorti nuk është një bartës i shqetësimeve të tjetrit, por shoku me të cilin ndani çdo moment të jetës. Nëse i keni kaluar të tridhjetat dhe nuk lëshoni aspak pe për sa u përket pretendimeve që keni, është shumë e vështirë të gjeni njeriun ideal. Ne nuk e dimë nëse të rinjtë e gjejnë apo jo bashkëshortin ideal, por kemi përmbledhur në 10 pika, tiparet dhe veçoritë e bashkëshortit ideal.


Pikësëpari, një bashkëshort ideal është një mik dhe shok i mirë. Duke biseduar për orë të tëra me bashkëshorten, arrin të krijojë një atmosferë të këndshme. Ndjen interes për të gjitha gjërat për të cilat bashkëshortja është e interesuar. Bashkëshorti nuk është bartës i shqetësimeve të tjetrit, por është shoku me të cilin ndan gëzimet dhe hidhërimet. Nuk i ngelet hatri për çdo gjë si një fëmijë i llastuar. Ai nuk është si një frut i hidhur dhe djegës, por, si një frut i pjekur. Është i ndjeshëm, i sjellshëm dhe i mirëkuptueshëm. Tema që e shqetëson bashkëshorten është si një zonë e minuar për të dhe përpiqet të qëndrojë sa më larg. Nuk është pesimist dhe i vlerëson ngjarjet me një sy pozitiv. Me fjalën e ëmbël dhe buzëqeshjen e tij, i dhuron bashkëshortes lumturi dhe forcë për të ecur përpara. Dashuria, përkujdesja dhe fjalët e bukura nuk zëvendësohen as me miliona dollarë. Ai i cili është bujar në fjalë të bukura, është koprrac në fjalët ofenduese dhe të shëmtuara. E pranon bashkëshorten ashtu siç është dhe nuk përpiqet ta ndryshojë. Nuk e krahason atë me të tjerët. Largohet nga fjalët fyese, të cilat mund t’i dëmtojnë besimin në vetvete. Si një natë e errët mbulon të gjitha gabimet e bashkëshortes dhe nuk ua transmeton të tjerëve. Në vend të grindjes dhe diskutimeve të ashpra, kthehet në një mburojë durimi. Në vend të ndërhyrjes në çdo fjalë e veprim dhe cenimit të personalitetit me kritika, ai preferon respektin dhe nderimin. E di shumë mirë që kritikat zbehin dashurinë. Merr mendimin e bashkëshortes në punët që do të bëjë dhe e pyet: “Unë mendoj kështu, çfarë mendimi ke ti?” Është i butë, i këndshëm, tolerant, i mirëkuptueshëm dhe optimist. Lumturohet, pa pritur që bashkëshortja ta bëjë të lumtur atë. Nuk e kalon jetën në pritje të diçkaje. Duke e konsideruar bashkëshorten si pema e lumturisë, nuk pret që ajo të japë gjithnjë frute lumturie. Sillet sipas karakterit dhe temperamentit të bashkëshortes. Nuk qesh kur ajo qan dhe nuk qan kur ajo qesh. Respekton të afërmit dhe familjen e bashkëshortes. Përballë të mirave të bëra nga bashkëshortja, nuk tregohet kritikues, por falënderues. Duke bërë shkak gjëra si pasuria, bukuria, zgjuarsia, fisnikëria, nuk bëhet si një shqiponjë që vëzhgon nga lart bashkëshorten, por si një papagall që qëndron në supin e saj.

Tags: BashkeshortIdealMarredhenie
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post

Olta Goci nuk di të ndalet, nudo në vaskë

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera