Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Kërkoni mashkullin e vërtetë? Ja cili është…!

03/12/2015
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kërkoni mashkullin e vërtetë? Ja cili është…!

Nuk kanë të bëjnë përmasat e muskujve apo pamja e tij, madje as se sa i zgjuar është apo me sa femra ka fjetur. Është mënyra se si ai e trajton një femër dhe veten e tij. Ja disa prej gjërave ndaj të cilave meshkujt e vërtetë nuk duhet të kenë frikë…





  1. Të thonë ‘Të dua’ në publik

Disa meshkuj janë të turpshëm, por megjithatë një mashkull i vërtetë nuk duhet të ketë ndrojtje të thotë në publik se të dashuron. Ai duhet të jetë krenar për femrën që ka në krah. Nëse partneri juaj ka tendencën ta fshehë lidhjen nga miqtë apo familja e tij, atëherë me gjasa nuk e ka seriozisht me ju. Në të kundërt do të ishte i lumtur t’i tregonte gjithë botës sa i lumtur dhe i dashuruar është.

  1. Të bëjnë aktivitete femërore

Është viti 2015, që do të thotë se rolet gjinore janë në zhdukje. I dashuri juaj nuk duhet të pretendojë se pëlqen futbollin dhe të fshehë pëlqimin që ka për një reality show. Ai duhet të bëjë çfarë i pëlqen të bëjë. Nëse dëshiron të veshë ngjyrën rozë le ta bëjë atë. Nëse pëlqen të mbajë pastër thonjtë, atëherë s’ka asgjë të keqe të vijë me ty tek estetistja për t’i kuruar ato. Pra, një mashkull i vërtetë duhet të ndihet rehat me gjërat që bën dhe trupin e tij.


  1. Të përkushtohen

Ka disa meshkuj që nuk e takojnë asnjëherë personin e duhur, ndaj nuk ka asgjë të keqe nëse dëshirojnë të jetë beqarë. Gjithsesi, nëse një mashkull takon dashurinë e jetës së tij në kohën e duhur, ai nuk duhet të ikë nga frika e angazhimit dhe përkushtimit në lidhje. Ai duhet të jetë guximtar dhe ta vazhdojë këtë lidhje, derisa partnerja të jetë gruaja e jetës.

  1. Të qajnë

Është idiotësi të mendosh se vetëm femrat qajnë. Edhe meshkujt mund t’ia plasin të qarit dhe ky nuk është turp sepse dhe ata janë njerëz. Kjo i ndodh gjithkujt!

  1. Të jenë romantikë

Disa meshkuj kanë frikë të jenë romantikë sepse nëse miqtë e tyre e marrin vesh, do t’i përqeshin apo do t’i venë në lojë. Gjithsesi, meshkujt e vërtetë nuk duhet t’i lejojnë miqtë t’i ndalojnë të bëjnë gjeste romantike për femrën që dashurojnë.

  1. Të ndjekin ëndrrat e tyre

Meshkujt nuk jenë trima kur vjen puna për të vrarë merimangat apo për t’u hedhur nga shkëmbinjtë. Ata duhet të kenë guximin të ndjekin ëndrrat e tyre, gjithashtu. Nuk ka rëndësi nëse dëshirojnë të bëhen aktorë, dentistë apo balerinë, ata duhet të ndjekin ëndrrat që kanë.

  1. Të jetë baba/partner me kohë të plotë

Meshkujt nuk duhet të kenë frikë të gatuajnë, pastrojnë apo të kujdesen për fëmijët. Ata nuk duhet të ndihen në siklet pse është partnerja ajo që sjell më shumë para në shtëpi. Nëse bëhet fjalë për një lidhje serioze, atëherë nuk ka asgjë të keqe në përmbushjen e çfarëdo lloj roli që është i nevojshëm në shtëpinë tuaj.

Tags: femermashkull
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Next Post
Gold AG ft. Eni & Greta Koçi publikojnë hitin e ri: “Me mu”

Gold AG ft. Eni & Greta Koçi publikojnë hitin e ri: “Me mu”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera