Aktorja Kristen Bell dhe bashkëshorti i saj, Dax Shepard, janë prindër të dy vajzave që quhen Delta dhe Lincoln. Në disa nga intervistat që ka dhënë kohë pas kohe, aktorja nuk i ka shpëtuar pyetjeve për pindërimin dhe ka treguar mënyrat e veta të kujdesit për fëmijët, bashkë me burrin e saj. Mes gjithë këshillave, ajo thekson se çdo nënë duhet të gjejë kohë për veten. Më tej zbulohen disa nga këshillat që ajo ndjek dhe mbase do ju ndihmojnë edhe ju…
Bell i mëson fëmijët e saj të kërkojnë falje duke ju dhënë nga një shembull konkret
Sa herë që kanë një debat apo zënkë, ata e bëjnë para vajzave të tyre dhe thonë: “Më fal”.
Kristen dhe burri i saj “shkëmbejnë” fëmijët me njëri-tjetrin
Aktorja rrëfeu se sa herë njëri prej tyre ndihet i stërmunduar dhe ka nevojë për një pushim të shkurtër nga prindërimi, shkëmbejnë fëmijët. Ndërsa një prind po ‘rimbush bateritë’, një tjetër po kujdeset për fëmijët dhe kështu vëmendja ndaj tyre nuk mungon asnjë moment.
Ajo shijon pak kohë me veten çdo ditë
Vajzat e Bell-it e dinë se nëna e tyre duhet të kalojë pak kohë vetëm çdo ditë për të shijuar një rutinë bukurie ose thjesht për t’iu përgjigjur disa e-maileve. Aktorja thotë gjithashtu se i inkurajon vajzat e saj të eksperimentojnë vetë me bukurinë. Vajzat kanë paleta grimi në dhomat e tyre dhe ndonjëherë përdorin edhe produktet e mia të bukurisë.
Aktorja flet për sigurinë në një gjuhë që fëmijët e saj e kuptojnë
Bell përdor përrallat si referencë për të folur për sigurinë me vajzat e saj. Përshembull, kur Kristen i lexoi vajzave Borëbardhën, ajo i pyeti nëse Borëbardha kishte të drejtë kur pranoi mollën nga një i huaj dhe e hëngri atë dhe nëse vajzat e saj do të bënin të njëjtën gjë.
Bell i mëson vajzat e saj të jenë të sjellshme dhe të dhembshura
Ajo u mëson vajzave të saj se çdo person është, para së gjithash, pjesë e familjes së dikujt dhe secili meriton dashuri dhe respekt ashtu si secili prej nesh./revistawho.com