Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtatzënë?! Habit Serena Sula: “Unë dhe Laert Vasili kemi…” 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
“Pas 13 vitesh më pyeti si je…”/Rudina Xhunga prek me rrëfimin për të ëmën 12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

KËSHILLA / Si të mbrohemi nga pickimi i mushkonjave

11/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
KËSHILLA / Si të mbrohemi nga pickimi i mushkonjave

 





Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes, ose me xhelin e nxjerrë nga bima aloe vera. Metodat e trajtimit të aloe verës janë zhvilluar qysh prej mijëvjeçarësh dhe vazhdojnë edhe sot me produktet e reja të specializuara aloe. Trajtimet me aloe vera kanë dhënë provat e tyre në rastet e neurodermatitit, ekzemës apo urtikarieve. Lëkura pasurohet me lagështirë dhe ushqyes jetësorë për të ndihmuar rigjenerimin e plagëve dhe për të përshpejtuar rritjen natyrale të qelizave. Duke përdorur aloe vera, qelbëzimet, djegiet, pickimet e insekteve dhe gërvishtjet shërohen më shpejt se zakonisht. Lëngu ose xheli i aloe verës mund të përdoret gjithashtu si një alternativë balsamike në sportet e përgjithshme dhe produkt kundër tërheqjes dhe bllokimit muskulor gjatë terapisë në rastet e dëmtimeve sportive. Mjekët popullorë rekomandojnë që nënat të përdorin prodhime natyrale të aloe verës për t’u kujdesur për lëkurën e ndjeshme të bebeve të tyre në vend që të përdorin kremra të prodhuar kimikisht, të cilët përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë alergji. Për këto trajtime, aloe vera përfaqëson një alternativë të mrekullueshme.

Pickimet


Pickimet nga insekte të ndryshme janë të zakonshme sidomos gjatë pushimeve verore. Shumica e këtyre pickimeve nga insektet shkaktojnë vetëm reagim lokal, duke përfshirë këtu skuqje, të enjtura, dhimbje dhe kruajtje. Por, nganjëherë disa njerëz reagojnë ndryshe dhe kjo duhet trajtohet menjëherë nga mjeku. Për të evituar problemet e pickimit të mushkonjave gjatë pushimeve merrni me vete spërkatës kundër pickimit të tyre dhe insekteve të tjera. E nëse pickoheni largoni thumbin nga lëkura dhe pastrojeni mirë vendin e pickimit me ujë dhe sapun. Më pas mbani mbi të një pako me akull për të ftohur vendin e prekur e gjithashtu aplikoni edhe krem antiseptike për të shmangur infektimin. Tre vite më parë në vendin tonë u vu re prania e mushkonjës “Tigër”, e cila konsiderohet e rrezikshme, pasi pickimi i saj krijon alergji dhe mund të jetë burim i një sërë sëmundjesh. Për t’u mbrojtur prej këtij insekti, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, që të përdorin dezinfektues dhe kremra. E njëjta kërkesë u është bërë edhe bashkive për të marrë masat e duhura për dezinfektimin e zonave që mbulojnë. Kjo lloj mushkonje është e përhapur më shumë në zonat bregdetare si Butrinti, Durrësi, Velipoja, Himara e Saranda, por edhe në kryeqytet. Insekti ka përmasat e mushkonjës së zakonshme, por ka një pickim të dhimbshëm dhe agresiv që shkakton irritim të lëkurës.

Fëmijët

Më shumë komplikacione pickimi i mushkonjës sjell te fëmijët, pasi për shkak të imunitetit të dobët të organizmit irritimet janë më të mëdha. Është quajtur mushkonja “Tigër”, pasi nuk është e zezë, por ka vija të bardha. Sipas specialistëve të ISHP-së, insekti mund të ketë ardhur në vendin tonë nga makinat që udhëtojnë jashtë vendit, të cilat nuk janë dezinfektuar. Kjo, pasi aty mund të kenë lënë dhe vezët. Mushkonja e rrezikshme mund të gjendet në ambientet e bodrumeve, apo edhe në zonat ku ka pemë. Specialistët këshillojnë, që edhe këto ambiente të mos lihen pa u spërkatur me dezinfektantë. Në vendet e tjera të botës, ku kjo mushkonjë është më shumë e përhapur, sëmundjet nga pickimi i saj kanë shkaktuar edhe vdekje. Mushkonja “Tigër” është më e përhapur në Azi, por që prej 20 vjetësh ajo ka mbërritur në Amerikë dhe po përhapet me shpejtësi drejt Evropës. Një tjetër mënyrë e ardhjes e mushkonjës “Tigër” në vendin tonë mund të jetë nëpërmjet shpendëve shtegtarë, pasi në stinën e ftohtë ato mund t’i lëshojnë vezët në trupin e tyre. Pasi ngrohen temperaturat, larvat zhvillohen duke kaluar bashkë me këta shpendë nga një vend në tjetrin. Mushkonjat për vetë faktin se thithin gjakun nga persona, apo dhe kafshë të ndryshme mund të jenë përhapëse të viruseve vdekjeprurëse siç janë, sipas mjekëve, SIDA dhe hepatiti. Një tjetër sëmundje që në vendin tonë kalon nga kafshët te njeriu nëpërmjet mushkonjave është Leshmanjoza, e cila kalon nga qentë e infektuar te njerëzit. Nëse nuk kurohet ajo mund të sjellë pasoja të rënda për organizmin.

Çfarë shkakton pickimi:

* Alergji,

* Irritim të lëkurës,

* Kruajtje në trup,

* Puçra të kuqe,

* Sëmundje infektive.

Si të mbrohemi nga mushkonjat:

* Të dezinfektohen ambientet,

* Të përdoren spray dhe kremra që largojnë mushkonjat,

* Të kontrollohen bodrumet dhe të spërkaten me pesticide.

Tags: Mushkonjat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
5 rregulla për t’u bërë një sipërmarrës i pasur

5 rregulla për t'u bërë një sipërmarrës i pasur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera