Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Këshillat e dermatologëve, kështu shmangen problemet nga temperaturat e larta

29/06/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Këshillat e dermatologëve, kështu shmangen problemet nga temperaturat e larta

Tharja e lëkurës, acarimi i kapilarëve të gjakut në sipërfaqe të saj, shfaqja dhe theksimi i njollave në fytyrë, por dhe kanceri i lëkurës e plakja e parakohshme janë disa nga problemet që shfaqen gjatë stinës së verës.

Në kushtet e temperaturave të larta  dhe me rritjen e frekuentimit të pishinave e plazheve, estetistët këshillojnë përdorimin e kremrave mbrojtës SPF (sun protection filter), filtri mbrojtës i të cilëve duhet të variojë nga 6 gjatë vitit dhe 20 në stinën e verës.

Kremrat mbrojtës SPF, të cilët duhet të përdoren çdo 60 minuta, sigurojnë mbrojtje nga rrezet UVB, ndryshe rreze djegëse. Më të rrezikshme janë rrezet UVA, të cilat kanë një gjatësi vale më të madhe se rrezet UVB dhe që depërtojnë dhe xhamin e shkaktojnë plakje të parakohshme/kancer të lëkurës.

Mbrojtësit ndaj diellit gjenden në formën e kremit për fytyrën dhe qumështin e vajrave për trupin. Përdorimi i tyre rekomandohet në varësi të tipit të lëkurës, ndërsa për fytyrën nevojiten kremra me SPF, të cilët duhet të përdoren çdo 90 minuta, pavarësisht rezistencës së tyre ndaj ujit.

Sa u takon fëmijëve, ata nën 6 muajsh nuk rekomandohet ekspozimi i tyre në diell. Ndërsa, për grupmoshat e tjera është i detyrueshëm përdorimi sa më i shpeshtë i kremrave me filtër sa më të madh mbrojtës, si dhe largimi i tyre nga rrezet e diellit në oraret 10.00 -15.00, kur jo të pakta janë dhe dëmtimet që u shkaktohen syve. Fëmijët duhet të mbrohen dhe duke i veshur me ngjyra të çelëta dhe kapele. Por, ndikimi i rrezeve UVA dhe UVB në verë duket jo vetëm për fytyrën, por edhe tek floku, shkruan “Bota sot”. Gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, vajzat ankohen për probleme serioze me flokun e tyre, kryesisht djegie, rënie, apo këputje.

“Më problematike kjo është tek personat që përdorin bojën e flokëve, të cilët vuajnë më shumë dhe dekolorimin e shpejtë të tyre dhe shkatërrim të elasticitetit të flokut”, sqarojnë specialistët.

Sa i takon mbrojtjes së tyre, rekomandohet përdorimi i vajrave ‘solar’ për flokun, me filtër UVA dhe UVB, trajtim special pas plazhit me marrjen e vitaminave që përmbajnë zink, selenium, bakër, silic, të cilat ndikojnë në oksigjenimin, elasticitetin, rigjenerimin dhe rritjen e tyre.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Shpëtimi juaj për këtë verë: Dieta 3-ditore e cila ju siguron trup në formë në afat rekord

Shpëtimi juaj për këtë verë: Dieta 3-ditore e cila ju siguron trup në formë në afat rekord








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera