Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Këshillat ideale për dhëmbë që shkëlqejnë…

01/05/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 4 mins read
A A
Këshillat ideale për dhëmbë që shkëlqejnë…

 





Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë, megjithëse reklamat thonë të kundërtën. Pasta heq njollat nga dhëmbët, por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët.

Fluori


Mos blini një pastë dhëmbësh që nuk përmban fluor. Por, edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm (pjesë për milion). Të rriturit bëjnë mirë të përdorin një pastë dhëmbësh me përqindjen më të lartë të fluorit që lejohet. Por, ajo që është me rëndësi tek një lloj paste dhëmbësh nuk është vetëm përmbajtja e fluorit por edhe aftësia e përmbajtjes së pastës për të lidhur kimikisht fluorin me emalin. Dy lloje fluori mund të përdoren në një pastë dhëmbësh, fluorid natriumi (në anglisht quhet sodiumfluorid) dhe monofluorfosfat natriumi. Që të dyja mbrojnë dhëmbët ndaj gërryerjeve por lloji i parë mbron pak më mirë. Që fluori të japë efektin më të madh në gojë duhet që dhëmbët të lahen dy herë në ditë, pas ngrënies së mëngjesit dhe pas ngrënies së darkës.

Larja e dhëmbëve

Larja e dhëmbëve në darkë është më e rëndësishmja, meqenëse është e tërë nata përpara. Dowen Birkhed që është profesor në Shkollën e Lartë të Dentistëve në Goteborg të Suedisë thotë që efekti i pastës së dhëmbëve përmirësohet duke përzier shkumën e pastës me pak ujë dhe kaluar përmes dhëmbëve përpara se të hidhet jashtë gojës. Një shpëlarje e tillë dhëmbësh për 20 sekonda është një mënyrë e mirë për të bërë fluorin të futet në hapësirat e ngushta. Përveç fluorit disa pasta dhëmbësh përmbajnë lëndën bakteriepenguese të quajtur triclosan (triklosan), e cila ul rrezikun për malcimin e mishit të dhëmbëve dhe në perspektivë ul rrezikun që mishi të lëshojë dhëmbët. Por kjo lëndë është vënë në pikëpyetje nga bakteriologët pasi rreziku është gjithnjë e më i lartë që të krijohen baktere rezistente kur përdoren së tepërmi lëndët bakteriepenguese. Sapuni i pastës së dhëmbëve është laurilsulfat natriumi i cili pastron dhëmbët dhe jep shkumën. Këto ishin disa nga përfundimet e një eksperimenti të bërë nga Insituti Suedez i Provave dhe Studimeve i ngarkuar me këtë detyrë nga gazeta suedeze “Dagens Nyheter”.

Kërcitja e dhëmbëve

Kush kërcet dhëmbët në gjumë është duke bluar një problem – qoftë mekanik apo shpirtëror. Kërcitja e dhëmbëve në gjumë nuk është ndonjë dukuri e rrallë tek njerëzit. Sipas një studimi që bëri Maurice Ohayon dhe trupa e tij e Universitetit të Standord-it të SHBA-së, duke hulumtuar mbi 13 000 vetë në Gjermani, Angli, dhe Itali doli se më tepër se 8% të të pyeturve kërcisnin dhëmbët të paktën një herë në javë. Kjo kërcitje shkakton më tepër se shqetësimin e bashkëshortit në prehjen e natës.

Pse është e rëndësishme higjiena

Dhëmbë të pastër dhe një furçe e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Sipas lidhjes amerikane të dentistëve dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes.

Rritja e dhëmbëve në laborator

Shkencëtarët kanë përdor me sukses teknikat inxhinierike të indeve për të rritur dhëmbë pothuajse në formën e plotë në kafshë. Ata besojnë se ky zbulim i madh do të mund të çonte drejt krijimit të dhëmbëve sorrogatë biologjikë që do të zëvendësonin dhëmbët e njeriut. Dr Pamela Yelick është e mendimit se një ditë do të bëhet e mundur rritja e dhëmbëve të njeriut në madhësinë dhe formën e dëshiruar të cilët do të zënin vend në nofull posi dhëmbët natyrorë. Ajo parashikon se brenda 5 vjetëve, do të marrim vesh me saktësi nëse qelizat zanafillëse të dhëmbëve mund të manipulohen për të bioinxhinieruar dhëmbët. Pastaj për të mbërritur në krijimin e dhëmbëve të njeriut do të duheshin edhe 5 deri 10 vjet të tjera.

Tags: dhembet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
15 rregulla të arta për t’u dobësuar

15 rregulla të arta për t'u dobësuar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera