Einxhel Shkira dhe dhe Dj Dagz janë duke shijuar historinë e dashurisë pas daljes nga “Big Brother VIP”. Dyshja, të cilët u njohën brenda shtëpisë së famshme, shihen gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo vihet re nga rrjetet sociale. Së fundmi, Dagz ka postuar një foto të Einxhelit dhe më pas kjo e fundit e ka ripostuar. “Ai s’ka filtra në celular! Ai më do kështu si jam dhe më bën foto nga afër!!”, shkruan ajo. Kujtojmë se është përfolur për një shtatzëni të moderatores, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Q